Berisha: Rama me kerkoi me mesazh Presidencen per PS
Nuk ka per te ndodhur perfshirja e Partise Socialiste ne qeverine qe une drejtoj, sepse une kam nje koalicion funksional, i cili eshte zgjedhur si rezultat i votes se lire. Kjo ishte pergjigjja qe i dha kryeministri Berisha, ato qe ai i quajti mesazhe te emisareve te Edi Rames per zgjidhjen e situates se krijuar. "Mesazhet e Rames jane te pafundme nepermjet emisareve te tij, ato jane per nje koalicion te perbashket, qe te heq Ilir Meten nga koalicioni. Per une nuk e pranoj ndarjen e pushtetit me te, sepse une kam nje koalicion qe funksionon. Atij do i krijoj kushtet qe te funksionoj si opozite", deklaroi Berisha. Po keshtu kryeministri, deklaroi se emisaret e PS-se i kane cuar edhe mesazhe sipas te cilave mund ti lihej PS-se e drejta e zgjedhjes se Presidentit te Republikes, ne menyre qe opozita te kthehej ne Kuvend. Por nga ana e tij, Berisha deklaroi se ai do te vazhdonte punen e qeverise se tij normalisht dhe se e ftonte opoziten te kthehej ne parlament, per te pasur aty edhe rolin qe i takoj, per ate rol qe e kane votebesuar shqiptaret.