"Shtojme dhe 85 trupa ushtarake, ne Afganistan"
Qeveria shqiptare do te dergoje 85 trupa ushtarake shtese ne Afganistan, ne mbeshtetje te perforcimit te trupave ne kete vend nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne kuader te luftes kunder terrorit. Lajmin e beri dje te ditur vete kryeministri Berisha, pasi ishte konsultuar edhe me ministrine e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pergjithshem. Sipas Berishes, qeveria shqiptare si nje aleate e SHBA-se ne luften kunder terrorit, mbeshtet nismen e Presidentit Obama, per shtimin e trupave ushtarake ne kete zone. "Duke pershendetur kete vendim te Shtepise se Bardhe dhe Presidentit Obama, qeveria shqiptare, si vend anetar i NATO-s, mik e aleat i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por edhe mik i kombit afgan dhe Afganistanit, vendosem t'i pergjigjet kesaj nisme te re te Presidentit Obama me nje shtim te ri te forcave tona ne Afganistan, duke derguar, pervec dy kompanive qe veprojne ne Herat, edhe 85 trupa shtese", deklaroi Berisha, duke pershendetur shtimin e 30 mije trupave amerikane ne kete zone. Sipas Berishes, nga keto trupa rreth 35 do te jene trupa luftimi, per te ndare edhe rrezikun e luftes njesoj me aleatet e tjere. Po keshtu Berisha theksoi se 25 trupa te tjera, do te jene oficere per stervitjen e ushtrise afgane dhe 20 do te jene ekip mjekesor, mjeke e infermiere. "Me kete kontingjent, mendoj se Shqiperia jep kontributin edhe mbi proporcionin e saj ne kete ceshtje te madhe te paqes boterore, sic eshte paqja, stabiliteti dhe siguria e Afganistanit", deklaroi kryeministri Berisha. Duke qene se vendi yne tashme eshte edhe nje vend anetare i NATO-s, detyrimet per shtimin e forcave ushtarake ne zona te ndryshme jane te nevojshme.