E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Raporti i Marty, fyerje për kombin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër raportuesin e AKPE, Dick Marty, për raportin e tij me akuza ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaci dhe UCK-së.

“Është raporti më politik dhe shpërdorimi më i madh i detyrës nga Marty, në kundrarrymë të plotë me shtyllat në bazë të të cilave funksionon drejtësia në Evropë”, ka deklaruar Topalli.

Kryeparlamentarja ka kërkuar nga deputetët shqiptarë ndërmarrjen e një nisme ligjore ndaj zyrtarit evropian, i cili me raportin e tij ka ofenduar kombin shqiptar.

“Të ngrihet një nismë ligjore ndaj Dick Marty dhe të hetohet cfarë e ka shtyrë atë në trillimin e një raporti të tillë, që jo vetëm është kundër kombit tonë, por bie ndesh edhe me partnerët tanë në botë”, ka theksuar Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›