E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Mijera besimtare te krishtere kremtojne sot festen e pashkeve

Ne Shqiperi mijera besimtare te krishtere kremtojne sot festen e pashkeve nje nga ngjarjet me te rendesishme te ketij besimi. Kete here Pashket u kremtuan ne te njejten dite si per besimtaret katolike ashtu dhe per ata ortodokse

Ne Tirane para pak mesnates ne katedralen Gjon Pali dhe ne kishen ortodokse u mblodhen besimtare te shumte per te pritur ringjalljen e krishtit  e per te ndjekur meshat e shenjta te drejtuara nga imzot Rrok Miredita per katoliket ndersa besimtaret ortodokse moren me pas zjarrin e ringjalljes nga kryepeshkopi i Tiranes Durresit dhe gjithe Shqiperise Anastas Janullatos.

Ritet fetare kane vijuar edhe gjate dites se sotme. Autoritetet me te larta te shtetit dhe politikes kane bere urimet e tyre per besimtaret e krishtere shqiptare. Presidenti Bamir Topi dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli kane vizituar dhe uruar kreret e kishes katolike dhe asaj ortodokse.

Pashket koinciduan me mesin e fushates elektorale ne Shqiperi. Drejtuesit e dy forcave kryesore politike kreu i shumices se djathte dhe kryeministri Sali Berisha i ka uruar besimtaret nga qyteti i Korces ndersa kryetari socialist nga qyteti i Sarandes ku mbreme mori pjese ne meshen e kishes ortodokse te qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›