E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Burgjet jo sherbim me qellim ndeshkimor

Gjate prezantimit, Shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Shqiperi, Ambasadori Helmuth Lohan vuri ne dukje se "sjellja e keqe, keqtrajtimi dhe menaxhimi i papershtatshem i konflikteve ne burgje, pasqyrohen ne dosjen dhe emrin e pergjithshem te vendit per te drejtat e njeriut. Burgjet nuk duhet t'i sherbejne vetem nje qellimi te perkohshem ndeshkimor. Duhet gjithashtu te pergatisin kthimin e sigurt te te denuarve ne shoqeri. Prandaj, respektimi i te drejtave te njeriut eshte jashtezakonisht i rendesishem ne mjedisin e burgut". Bashkimi Evropian ka parashikuar nje shume totale prej 15.5 milione eurosh per ndertimin e burgjeve dhe qendrave te reja te paraburgimit. Lohan kerkoi nga qeveria me shume vemendje ndaj kushteve ne burgje dhe paralajmeroi se KE, do te vezhgoje sesi do te levrohen parate e sponsorizuara per ta, ne keto projekte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›