Alibeaj vizite ne Gjykaten e Fierit
Fier - Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, ka vizituar dje Gjykaten e Shkalles se Pare Fier. Ai eshte pritur nga kryegjyqtari Andi Civici rreth ores 14:30 ne zyren e tij, ku ka zhvilluar nje takim te shkurter, ndersa me pas Alibeaj ka vazhduar nje takim me te gjithe administraten e kesaj gjykate. Ne kete takim ministri Alibeaj, ka marre falenderime nga kjo administrate per nismen e me pas vendimin e marre prej tij, qe sekretareve neper gjykata t'u dyfishohet paga. Nga ana e tij ministri i Drejtesise Alibeaj, i ka falenderuar vartesit e tij dhe njekohesisht ka kerkuar prej tyre perkushtim ne pune, zbatim te orarit te punes. Alibeaj ka kerkuar seriozitet si ne sjellje te gjyqtareve e sekretareve, por edhe seriozitet ne veshjen e tyre, pasi si njerez te ligjit, ata duhet te japin shembullin e tyre jo vetem brenda orarit zyrtar te punes por edhe jashte tij. Takimi i ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor Fier ka zgjatur vetem 30 minuta.