Alibeaj: Ndihme financiare per burgjet
Gjate prezantimit te projekteve per ndertimin e tre burgjeve te reja si dhe tre paraburgimeve, ministri i Drejtesise i premtoi Ambasadorit Lohan se qeveria shqiptare do ta ktheje kete ndihme financiare ne investime efikase per sistemin e burgjeve. "Ju premtoje qe kjo ndihme dhe te tjera si keto, ne te ardhmen per aq sa do te jete, ne respekt te taksapaguesve evropiane do te perthithen dhe do te zbatohen ne menyren me efikase te mundshme. Cfare mund te ofrojme ne ne shkembim te kesaj ndihme? Reforme ne institucion, reforme ne sistem, reforme ne mentalitet" deklaroi Alibeaj. Me tej ai beri me dije se ishin ndryshuar nje sere ligjesh te rendesishme, qe kishin te benin me trajtimin e te denuarve si dhe te drejtave te tyre. Alibeaj vuri ne dukje se jane bere shume ndryshime si ne Kodin Penal, alternativat e denimit me burgim, rritja e nivelit te normes ushqimore, rritja e kushteve ne qelite e burgut, rritja e te drejtave te te denuarve, dhenia e lejeve, edhe pse ndonjehere nuk respektohen. "Deri tani jemi shoqeruar nga nje fryme reformiste ne legjislacion dhe jo vetem ne infrastrukture, e cila ka dhene rezultate shume te mira per kete vend, te njohura dhe vleresuar edhe nga organizma autoritare, si Komisioni per Parandalimin e Tortures"- theksoi me tej ai.