Energjia, 1 miliarde euro investim
Kryeministri Berisha ka premtuar edhe njehere se, Shqiperia do te behet nje superfuqi energjetike ne Ballkan dhe me gjere. Parqet energjetike ne disa pika te "hartes" se Shqiperise, investimet miliarda euro ne sistemin energjetik, per kreun e ekzekutivit krijojne premisen per nje arritje te tille. Kryeministri Berisha mori pjese dje ne ceremonine e nenshkrimit te projektit "Poli energjetik, rajoni i Lezhes", per ndertimin e ketij parku energjetik me nje vlere qe kap shifren 1 miliarde euro. Ai deklaroi ne kete ceremoni se ky projekt eshte shume i rendesishem per shnderrimin e Shqiperise, ne nje superfuqi te vogel energjetike ne rajon. "Ndertimi i ketij parku energjetik perben nje hap te madh ne perpjekjen e Shqiperise per t'u shnderruar ne nje vend terheqes per investimet e huaja, dhe nje ngjarje te madhe ne marredheniet e shkelqyera e miqesore qe ekzistojne midis Italise dhe Shqiperise", tha kryeministri Berisha. Ne kuader te bashkepunimit te ngushte me investitoret italiane, kreu i qeverise deklaroi se ne nje hark kohor prej dy muajsh, jane firmosur kontrata koncensionare mes dy vendeve, me vlere rreth 3.5 miliarde euro. Sipas Berishes, ne kete marredhenie te re qe eshte ndertuar permes qeverise dhe investitoreve italiane, mund te flasim per megakontrata, per megainvestime dhe eshte jashtezakonisht i rendesishem fakti se, projekte te tjera prej miliarda euro jane ne pergatitje e siper. Nisur nga intensifikimi i bashkepunimit, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do te vazhdoje reformat e ndermarra per te lehtesuar edhe kushtet per te bere biznes. "Nuk do te leme perpjekje pa bere qe te zbatojme ne kete vend praktikat me lehtesuese, me transparente dhe me te mira per biznesin e huaj dhe ate vendas", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij. Gjate ceremonise se djeshme ambasadori italian ne Tirane, D'Elia, vleresoi marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve, vecanerisht ato ekonomike, duke theksuar se vetem ne muajt e fundit mes dy vendeve, jane nenshkruar marreveshje te rendesishme ne sektore kyc te ekonomise. Po keshtu administratori, delegat i grupit te Marseglia-s, Giuseppe La Grotta, theksoi se politika e rritjes se investimeve te ndjekur nga kryeministri dhe qeveria shqiptare, ka qene nje politike e urte, permes nje sistemi lehtesues fiskal dhe thjeshtezimit te proceseve administrative. Sipas tij, investime te medha te tilla si investimi i grupit Marseglia dhe investime te tjera qe po nisin ne Shqiperi, do te kontribuojne edhe me teper ne rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit tone. Fatjona Mejdini