E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Monitorimi i EMA, produkt i prodhuar nga PS

Zedhenesja e fushates se PD-se, njekohesisht ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu me ane te nje deklarate per mediat, akuzoi kandidatet per deputete te Partise Socialiste per perdorimin e shoqerise civile kunder nismave te qeverise. Sipas Bregut, ne raportin e monitorimit te Levizjes Evropiane te Shqiperise spekulohet, ne lidhje me procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti. "Ne raportin e tyre te monitorimit te ketij procesi kaq te rendesishem per te gjithe shqiptaret, te pavarurit militante te PS, Ditmir Bushati dhe Gledis Gjipali kane servirur edhe nje here, nje lume genjeshtrash e pretendimesh infantile", deklaroi Bregu ne lidhje me raportin e publikuar dy dite me pare. Sipas Bregut, asnje kandidat i shpallur apo i hatermbetur socialist nuk mund te mohoje arritjet per te transformuar procesin zgjedhor nga nje proces manual i qeverisjes socialiste, ne nje proces teresisht transparent e demokratik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›