Topalli: Shqipërisë iu vonua integrimi. Rama arriti qëllimin me bojkot
TIRANE-Kryetarja e Parlamentit akuzoi sot hapur opozitën se ishte shkaktarja kryesore që Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
“Unë pardje isha në Hungari e dëgjova kryetaren e parlamentit të Serbisë që tha ‘ne pas gjys ore do jemi të buzëqeshur’, ata te Malit te Zi ishin të qeshur. Si shqiptare që isha, une ndihesha shumë keq. Kisha një dhimbje të madhe, unë mendoj se bojkoti ja ka arritur qëllimit. Z. Rama ka pasur plotësisht të drejtë. Të paktën e ka vonuar, e la vendin pa status këtë radhë”, u shpreh Topalli për mediat gjatë një konference për shtyp që pati me delegacionin e Bundestagut gjerman në Tiranë.
Sipas Topallit Shqiperia e meritonte noten pozitive ne kete proces sidomos per arritjet ekonomike.
“Por, ka një problem, bojkoti, bojkoti. Bllokimi që ja ka arrtiur qëllimit, qe për herë të dytë Shqipëria nuk ka status dhe do e paguajnë këtë sjellje të panevojshme të papranueshme që ka koston e vet. Në 12 kriteret, janë ligji për Gjykatën Administrative që është tre 3 vitesh në kalendarin e kuvendit dhe opozita nuk pranon ta votojë. Cdo reformë që ka votat e mazhrancës ka kaluar. Heqja e vizave ishte vetëm me votat e mazhorancës se të varej prej opozitës do kishim ngelur. Ligji për reforma zgjedhore, po pres të ngrejmë grupin e puëns. Heqjen e imunitetit”.
E pyetur nëse konfirmon deklaratat dhënë në një intervistë pak ditë më parë për Presidentin, Topalli tha. “Sa i takon bllokazhit unë i kam parë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe, z Topi dhe z Rama”.
(d.b/BalkanWeb)