E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, makina bie në kanal, shuhet familja 4 anëtarëshe

DURRES- Një familje është aksidentuar për vdekje gjatë natës në një fshat të Durrësit. 2 persona kanë vdekur ndërsa 2 të tjerë janë zhdukur si pasojë e një aksidenti në fshatin Gjopalaj të Durrësit.
Policia bën të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës dhe shkak mund të ketë qënë furtuna. Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë një një kanal të madh. Sot janë gjetur të vdekur 2 pasagjerët e automjetit, burrë e grua ndërsa 2 fëmijët e tyre që ndodheshin në automjet janë zhdukur në ujrat e kanalit. Policia beson se dhe 2 fëmijët e ciftit mund të kenë vdekur dhe aktualisht po kërkohen trupat e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›