Vrasja e oficerit te policise Krimet e Renda marrin dosjen
Prokuroria e Krimeve te Renda ka marre ne dore dosjen e ekzekutimit te oficerit te policise Roland Likaj te henen ne oret e para te mengjesit ne qytetin e Vlores. E cilesuar si ngjarje shume e rende ku per viktime eshte nje oficer policie disa struktura paralele jane angazhuar ne zbardhjen e vrasjes. Vetem disa ore pas ngjarjes Krimet e Renda ishin pjesemarres ne hetimet e para por me pas e tere dosja eshte marre prej tyre. Dyshimet flasin per nje krim te organizuar mire dhe jo per nje vrasje te rastit megjithate prokuroret thone se eshte shpejt per te folur. Komisari Likaj eshte qelluar nga afer me nje pistolete te vogel madje plumbi nuk ka pasur fuqi te dale ne anen tjeter por ka mbetur ne trup.
Mbremjen e se dieles Roland Likaj ka qene me sherbim ne funksionin e komandantit te grupit te gatshem. Ne oret e para te mengjesit ai eshte shkeputur nga grupi dhe ka shkuar per te marre automjetin e tij qe e kishte lene para Gjykates se Vlores. Likaj eshte larguar ndersa u ka thene policeve se do te kontaktonte serish me ta. Pasi ka marre makinen 46-vjecari ka levizur i vetem ne lagjen 24 Maji lagjja problematike ole. Vetem pak minuta me pas Likaj ka kontaktuar grupin e gatshem duke u kerkuar qe te shkonin ne zonen e oles prane katerkatesheve pasi po ndiqte nje person te dyshimte. Pak minuta me vone eshte nderprere kontakti me policin. Roland Likaj u gjet brenda ne automjetin e tij me koken e varur mbi timon ndersa xhami i makines ishte gjysme i hapur.
Pas keqyrjes se kufomes ka rezultuar se Likaj ishte qelluar me nje plumb te vetem ne rreze te veshit te majte. Policia e Vlores vuri ne dispozicion 50 milione leke ne kembim te informacionit mbi vrasjen e policit te vrare.