Shteti i pushtetit

Zevendesimi i deputeteve ministrave kryetarit e kryeministrit te Kosoves eshte gjithsesi i nevojshem por kurrsesi i mjaftueshem. Ndryshimi i sistemit bashke me clirimin nga dominimi i kesaj shtrese prej miqsh te pushtetareve eshte kombinimi fitues per qytetaret e Kosoves sot. Sepse pushteti aktual jo vetem qe nuk eshte vetem pushtet politik por ai eshte me se paku politik. Pushteti sot eshte pushtet financiar e kulturor ekonomik e social qe i fut ne perdorim te gjitha lidhjet familjare e personale per hir te vetvetes. Shteti i Kosoves eshte vene ne sherbim te ketij lloji te pushtetit qe miremban e riprodhon veten pikerisht ne llogari te shtetit. Institucionet e sistemit ne vend se ti krijojne mundesite e vetekorrigjimit po i sajojne kushtet e moskorrigjimit. Pushteti i ketille jeton duke e ngrene shtetin.
Nga
Albin Kurti
Qytetareve te Kosoves u nevojitet tjeter lloj i shtetit aso qe eshte ne sherbim te prodhuesve vendes e jo te tregtareve te huaj te punetoreve e punesimit vendes e jo te korporatave te huaja shfrytezuese ne sherbim te vullnetit dhe interesave te qytetareve ne pergjithesi e jo ne funksion te lakmise se nje shtrese te vecante qe diten jane politikane e naten biznesmene. Kjo shtrese eshte fare pak perqind e popullates se gjithembareshme mirepo ajo kontrollon kreret e policise prokurorise e gjyqesise tenderet bordet e menaxhmentet e ndermarrjeve publike dirigjon me shume kryeredaktore te mediave dhe personel akademik te universiteteve dhe eshte e lidhur ngushte me sherbimet informative dhe baronet e kontrabandes.
Zevendesimi i deputeteve ministrave kryetarit e kryeministrit te Kosoves eshte gjithsesi i nevojshem por kurrsesi i mjaftueshem. Ndryshimi i sistemit bashke me clirimin nga dominimi i kesaj shtrese prej miqsh te pushtetareve eshte kombinimi fitues per qytetaret e Kosoves sot. Sepse pushteti aktual jo vetem qe nuk eshte vetem pushtet politik por ai eshte me se paku politik. Pushteti sot eshte pushtet financiar e kulturor ekonomik e social qe i fut ne perdorim te gjitha lidhjet familjare e personale per hir te vetvetes. Shteti i Kosoves eshte vene ne sherbim te ketij lloji te pushtetit qe miremban e riprodhon veten pikerisht ne llogari te shtetit. Institucionet e sistemit ne vend se ti krijojne mundesite e vetekorrigjimit po i sajojne kushtet e moskorrigjimit. Pushteti i ketille jeton duke e ngrene shtetin.
Qytetaret e Kosoves perballe nje keso makinerie pushteti me shume i frikesohen shtetit sesa qe i gezohen atij. Shteti eshte shnderruar ne nje vegel te atyre qe duan ta frikesojne qytetarin dhe jo te atyre qe nuk frikesohen ta duan ate. Shteti nuk iu del zot atyre qe kane me se shumti nevoje por zoterohet prej atyre qe i bejne nevojtare te tjeret. Vendimet kryesore politike ne Kosove merren nga ata te cilet nuk preken nga keto vendime. Ky shtet eshte bere arma me te cilen pushtetaret i kane mbeshtetur per muri qytetaret. Dhe nuk eshte problemi te arma por tek ata qe e kane armen. Me kete shendetesi te mjere me kete arsim te dobet pa ushtri pa vende pune dhe pa prodhim me shpronesim te shoqerise e publikut permes privatizimit te resurseve natyrore dhe kapaciteteve zhvillimore regjimi thjesht thuajse tenton ta vrase popullin. Kjo politike eshte vrasje ne tentative me paramendim. Sepse kur popullsine e le te pambrojtur ushtarakisht dhe materialisht kur e varferon dhe e le pa shendetesi siguri dhe edukim kjo gjithsesi eshte vrasje ne tentative. Me keso orientimi shteteror Kosova po shnderrohet ne nje vend te pajetueshem. Ose me sakte po behet vend i pajetueshem per shumicen e qytetareve qe sdo ta perballojne dot skamjen perderisa pasuria e ketij vendi sdo ta perballoje dot pakicen prej pushtetareve.
Kosova e sotme eshte shtet ku perballen interesat e pakices me te drejtat e shumices. Pakica realizon interesa te panevojshme per jetesen e zakonshme ndersa shumices nuk i takojne as te drejtat themelore njerezore.
Kemi interesa si interesa per luks te pakices dhe nuk kemi te drejta as si te drejta per mbijetese e dinjitet per shumicen. E gjithe kjo per shkakun e njejte pakica ne pushtet e ka ne dore komplet shtetin. Shteti duhet ti merret prej duarve kesaj pakice ne menyre qe ai ti sherbeje shumices se popullsise. Shteti ne duart e pakices paraqet pranga per duart e shumices. Ky clirim i shtetit prej pushtetit eshte i domosdoshem per demokracine. Bashkimi i qytetareve dhe i shoqerise per shtet kunder ketij pushteti eshte rruga e duhur perpara. Aq me teper kur e keqja me e madhe eshte pikerisht keqesimi i vazhdueshem. Dhe aq me teper kur realiteti po behet shume me i ashper se fjalet tona.
Kreu i
Levizjes Vetevendosje