E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri

Festimet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë çelen sot nga një ceremoni solemne që është zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe deputetë shqiptare, anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka theksuar se sot shqiptarët kudo që janë kujtojnë dhe kremtojnë në liri ditëlindjen e kombit.
 

Gjithashtu fjalën do ta mbajë edhe Kryeministri i Shqipërsisë Sali Berisha si dhe deputetët shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
 

Në kuadër të nisjes se atmosferes festive, jashtë ambjenteve të Kuvendit është zhvilluar edhe një koncert me këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›