E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Sequi: Të shmangen debatet e panevojshme

Kreu i shtetit Bamir Topi ka kërkuar nga forcat politike të lënë mënjanë debatet e panevojshme por të vijojnë dialogun politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme.
 

Në një takim me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sequi, presidenti Topi ka deklaruar se palët duhet të punojnë për përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjes së madhe evropiane.
 

Nga ana e tij Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sequi, nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktorëve politikë për të ardhmen integruese evropiane të vendit tonë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›