Topalli: Takimi me Withers, për reformën në drejtësi
TIRANË- Pas interesimit të gazetarëve, kryetarja e Legjislativit shqiptar, Jozefina Topalli pohoi se e kishte kërkuar posacërisht takimin me diplomatin amerikan në Tiranë, Withers, por edhe me Trojkën Europiane. Topalli pohoi se prioritet i është dhënë reformës në drejtësi, e cila sikurse edhe reformat më të rëndësishme në vend duhet të cojë drejt dialogut të kompromisit në sallën e Kuvendit.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers i kërkoi një ditë më parë klasës politike shqiptare, ti japë fund krizës në vend me gjetjen e dialogut. Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, diplomati amerikan ka pohuar nevojën e gjetjes së një konsensusi mes forcave politike, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, pasi bojkoti i opozitës sipas tij nuk është në të mirë të vendit.
(m.a/News24/BalkanWeb)