Berisha viziton panairin e librit, i shmanget pyetjeve politike
TIRANE- Kryeministri Berisha vizitoi sot panairin ndërkombëtar të librit, i cili po zhvillohet prej disa ditësh në pallatin e Kongreseve, në Tiranë. I shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ferdinad Xhaferri, kryeministri u ndal në stendat e shumë shtëpive botuese, duke i përgëzuar për punën e tyre si dhe duke blerë një numër të madh librash.
Me këtë rast, Berisha përgëzoi edhe shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Princi i Asturias”, që mori para pak ditësh në Spanjë. Kryeministri gjatë komunikimit me mediat, anashkaloi pyetjen lidhur me qëndrimin e tij për zhvillimiet e fundit në politikë.
(m.a/News24/BalkanWeb)