E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kodi në Kuvend, ose nuk votojmë asnjë ligj

Kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi sot se nuk do të jetë e pranishme sot në Kuvend ku do të votohet pr/ligji për “Pastërtinë e Figurës”. Rama i përgjigjet edhe Metës: Dera e PS-së e hapur, por Meta të mos ndryshojë shpesh qëndrim. 

TIRANE- Partia Socialiste përsëriti sot qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, pa shkuar Kodi Zgjedhor në Parlament. Kryetari i partisë më të madhe në opozitë Edi Rama la sot të nënkuptojë qartë se grupi socialist nuk do të jetë sot në Parlament ku pritet të votohet pr/ligji për dosjet.

Në një prononcim publik sot në mesditë Rama tha “PS ka qëndrim të qartë. Ne duam mbylljen e menjëherëshme të punës për Kodin e ri Zgjedhor dhe futjen e dekretit pa humbur asnjë pikë”- theksoi Edi Rama.

"Po humbim kohë të cmuar dhe po rrezikojmë procesin zgjedhor, vetëm për shkak të kryeministrit, i cili mendon vetëm se si të mbrohet nga hetimet për masakrën e Gërdecit, për cështjen e rrugës Durrës-Kukës, apo cështjen Fazllic", u shpreh Rama.

Sipas Ramës qeveria po zvarrit Kodin duke vënë në rrezik procesin zgjedhor :“Berisha është kapur pas viktimave për të shpëtuar anijen e qeverisë së tij që po mbytet në korrupsion, dhe nuk do tia dijë për kërcënimin që i vjen procesit zgjedhor”.

Në lidhje me ftesën e Metës, Rama theksoi se dera e PS-së është e hapur për bisedime, por kujtoi se lideri i LSI-së, prej kohësh nuk mban një qëndrim të njëjtë

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›