E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana vendos piketat e sezonit

Prej ditës së hënë klubi i Tiranës do të drejtohet nga vetëm një president i cili do të mbajë atë post vetëm për një vit. Rotacioni do të vazhdojë me një nga donatorët e tjerë e kështu me radhë. 

Çka më sipër u vendos nga katërshja e donatorëve në një mbledhje të ditës së djeshme. Javën tjetër, pra të hënën do të caktohet edhe se cili do të jetë president nga njëri prej donatorët për këtë vit. Ndërkohë që është miratuar edhe buxheti për vitin e ri futbollistik i cili do jetë 1 milionë dollarë amerikanë. Ndërkaq nuk është përcaktuar asgjë përsa i përket ansamblesh zgjedhore të bardhebluve, që sipas gjasave pritet të zhvillohet në muajin qershor, me datën ende për t’u përcaktuar. Është për t’u theksuar fakti se Refik Halili, donatori i dorëhequr pak muaj më parë nga Tirana ka qenë mjaft aktiv, duke treguar se nuk është larguar aspak ndryshe nga çfarë ka thënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›