Miliona shokë, por i pafajshëm

Në vjeshtën e vitit 2003, ai filloi një projekt, që shumë shpejt u kthye në një perandori me një vlerë miliarda dollarësh. Por ky sukses i jashtëzakonshëm nuk mund të vinte pa probleme në jetën private dhe betejat ligjore.
Por, çfarë u bë që Mark Zuckerberg të këtë ketë sukses? Këtë mund ta mësoni në filmin “The Social Network”, me drejtim të regjisorit David Fincher, që edhe në këtë film di të jetë qesharak, të dehë me gjëra interesante, të alarmojë dhe në fund të bëjë fiksion dukjen e fenomenit që sot e përdorin 500 milionë njerëz aktivë dhe gati çdo ditë e falënderojnë Markun. Por e tëra nis në kopshtin e Harvardit, ku nuk ka miliarda njerëz. Me një person që duket i thjeshtë në dukje, e që nuk ta mbushë syrin se mund të jetë një Bill Gates i ri. Por, ai qysh në fillim ta japë përshtypjen e një djali të mençur, që nuk do ta harroni lehtë.
Kjo është hera e parë që e shohim Markun në këtë formë, ai është 19 vjeç në film dhe ka të veshur veshje të stilit “Gap” dhe qysh aty mësojmë edhe emrin e të dashurës së tij, Eica (luhet nga (Rooney Mara).
Edhe pse emrat që përdoren në film kanë mbetur të njëjtë, në filmin “The Social Network” ka më pak bioepik nga ajo që e shohim të Zuckerberg dhe gjeneratën e tij të kabllove. Ju nuk do të mësoni aq shumë për të, saqë do të mësoni për Facebookun që ia filloi suksesit të tij në vitin 2003. Pavarësisht se ka pjesë të filmit jo edhe aq seksi, atë ju do ta mësoni se cilat ide, fjalë dhe libra bankarë kanë bërë që ai të fillojë që të krijojë një fenomen.
Ngjarja e filmit është një ngjarje bashkëkohore me një pushtet të ri që fillon nga elita e deri te pleqtë, narracioni dhe ambiciet e tij, të cilat do ta kthejnë jetën tonë nga zeroja në gjëra të çuditshme. “The Social Network” është një film që është pjesë e jona që po ndodh tani dhe që flet për momentet shkencoro -fantastike që tregon ambicien e njeriut, por edhe botën e vogël në të cilën jetojmë. Dhe e tërë kjo kënaqësi, këtë javë, nga e hëna në të premte, ofrohet në kanalin DigiGold që në Kosovë e sjell IPKO.
THE SOCIAL NETWORK
Regjia: David Fincher; skenari: Aaron Sorkin, bazuar në librin e “The Accidental Billionaires,” nga Ben Mezrich; drejtor i fotografisë: Jeff Cronenëeth; montazha: Angus Wall dhe Kirk Baxter; muzika: Trent Reznor dhe Atticus Ross; dizajner: Donald Graham Burt; kostumet JacquelineWest; producent: Scott Rudin, Dana Brunetti, Michael De Luca and Cean Chaffin; Distributor: Columbia Pictures.
Aktorë Jesse Eisenberg (Mark Zuckerberg), Andrew Garfield (Eduardo Saverin), Justin Timberlake (Sean Parker), Armie Hammer (Cameron dhe Tyler Winklevoss), Max Minghella (Divya Narendra), Josh Pence (Tyler Winklevoss), Rooney Mara (Erica Albright), Brenda Song (Christy), Rashida Jones (Marylin Delpy), John Getz (Sy), David Selby (Gage), Denise Grayson (Gretchen), Douglas Urbanski (Larry Summers), Aaron Sorkin (Ad Executive) dhe James Shanklin (Prince Albert).