E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga notat ne pikture ekspozita e kompozitores Diana Ziu

Muzika nuk i ka mjaftuar Diana Ziut për të shprehur frymëzimet e saj. Kompozitorja e njohur ka vendosur të shfaqet tek publiku edhe si piktore. Në një ekspozitë të çelur këto ditë ajo sjell ngjyrat nëpërmjet penelit të cilat thotë se janë të pandara nga notat.

“Frymëzimi muzeal që unë kam sjellë këtu për mua nuk është e re sepse është po e njëjta formulë, madje do thoja i njëjti emocion që unë harxhoj kur shkruaj një simfoni apo një vepër të çfarëdolloj gjinie. Kur gjen një temë muzikore ulesh, shqetësohesh dhe e shkruan atë dhe në këtë moment të ndodh edhe të hedhësh një ngjyrë. Pra, një ngjyrë apo një tingull të cilat unë nuk mundem t’i ndaj”-thotë Ziu.

Tabloja e artistes i është kushtuar tërësisht natyrës dhe peizazhit. Ajo thotë se e bukura nuk shfaqet pa e kërkuar.

“Unë eci dhe shoh vërtetë gjëra të bukura, ashtu siç na ndodh të gjithëve, por unë e kërkoj atë emocion. Brenda vetes time kam një grumbull të çuditshëm ndjenjash, një muzg të cilën duhet patjetër ta tregoj diku sepse nëse nuk ulem dhe nuk shkruaj nuk ndihem mirë”-thekson ajo.

Diana Ziu është një nga kompozitoret e mirëfillta shqiptare, por piktura e ka ekzistuar në krijimtarijnë e saj vite më parë. Pjesa më e madhe e pikturave janë frymëzuar nga fashti Ziçisht në Korçë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›