Topalli-Tsacheva: E ardhmja e Shqipërisë në BE
TIRANE-Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, znj, Jozefina Topalli, mbërriti sot për një vizitë dy ditore në vendin tonë, Kryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, znj.Tsetska Tsacheva .
"Bullgaria beson në të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe ajo do ta mbështesë vendin tuaj në aspiratën për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian".
Kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, gjatë konferencës për shtyp me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli. Takimi me homologen Topalli shënoi dhe fillimin e vizitës zyrtare në Tiranë të kryetares Tsacheva.
Në fillim të konferencës me gazetarët, kryetarja Topalli e vlerësoi vizitën e homologes bullgare "një vlerë të shtuar" që i shërben thellimit të bashkëpunimit dypalësh.
Ajo theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në një traditë të gjatë historike, kulturore, ekonomike dhe tregëtare, por sipas saj këto duhet të materializohen edhe më tej. Topalli vlerësoi angazhimin e homologes bullgare për të mbështetur Shqipërinë në procesin e marrjes së statusit në BE.
Ajo gjithashtu shprehu kënaqësinë se sot numri i grave si kryetare të parlamentit është rritur shumë dhe kjo sipas saj është shprehje e civilizimit dhe progresit.
Nga ana e saj, kryetarja e parlamentit bullgar e vuri theksin tek nxitja e projekteve të përbashkëta në fushën ekonomike, në energjetikë, turizëm, sporte etj.
"Ne i marrin në konsideratë vështirësitë që përjeton sot BE-ja, por ashtu siç jemi bashkë në NATO, ashtu duhet të jemi edhe në BE. Ne arrijmë të besojmë tek e ardhmja europiane e Shqipërisë", u shpreh Tsacheva.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryeparlamentarja bullgare do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.
(d.b/BalkanWeb)