'Palestinezi', Fqinjët: Të parët erdhën rojet e amerikanëve
TIRANE-Ka qenë vetë drejtori i fabrikës së çimentos “Fushë-Krujë Cement Factory”, Charles Michael Bouri, i cili ka mbërritur në banesën e Anëar Rizikut i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të kësaj kompanie. Ata kanë qëndruar aty deri përgjatë gjithë ditës së djeshme, duke lëvizur herë në polici e herë në morg.
Të pyetur në lidhje me ngjarjen, të gjithë kolegët e tij janë shprehur të tronditur dhe të habitur nga kjo ngjarje, pasi sipas tyre, 43-vjeçari ka qenë një prej punëtorëve më korrekt dhe më të përgatitur të kësaj kompanie. Ata shtojnë se, Anwar Rizik nuk përzihej asnjëherë në konfliktet e vazhdueshme që kishin me banorët e zonës përreth fabrikës. “Ishte një prej drejtuesve më të aftë dhe më korrekt. Nuk krijonte konflikte me askënd dhe nuk përzihej në debatet e shpeshta me banorët e zonës. Nuk dimë çfarë të themi, vetëm presim nga policia që ta zbardhë sa më parë këtë ngjarje dhe të arrestojë autorët”, - deklaron një prej kolegëve të viktimës.
Nga ana tjetër, zona përreth banesës së Anwar Rizik është gdhirë e tmerruar mëngjesin e djeshëm. Një prej fqinjëve të familjes, të cilin e ndan vetëm një mur me banesën e viktimës rrëfen momentin e shpërthimit. “Kam qenë në oborr duke ushqyer pëllumbat dhe rreth orës 07:30-07:45 dëgjova një shpërthim të fuqishëm. Ishe aq i fuqishëm saqë më ranë gjërat nga duart. Dola jashtë, por pash vetë tym të zi dhe një person të shtrirë në tokë. Menjëherë u afruan rojet e Ambasadës Amerikane, të cilët nisën kontrollet dhe pastaj erdhi policia”, – shprehet fqinji. I pyetur në lidhje me viktimën, ai ka deklaruar se edhe pse ishin fqinj, nuk kishte njohje me ta pasi prej dy vitesh ishin zhvendosur aty, por shton se gjatë këtyre dy viteve, nuk ka pasur asnjë shqetësim prej tyre.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)