E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni amerikan, Anderholt, viziton rrugen Durres-Kukes-Morine

Aderholt deklaron se "Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe mbetem i suprizuar nga ndryshimi që pëson çdo ditë"

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt e konsideroi  si të jashtëzakonshme ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, ndërkohë që vlerësoi ndryshimet pozitive që ka pësuar Shqipëria. Gjatë një vizite që kreu të hënën në tunelin e Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, Aderholt, i cili ndodhet për një vizitë disaditore në vendin tonë, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, e ka cilësuar këtë rrugë si një projekt "gjigant". Por ai ka deklaruar gjithashtu se "Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm" dhe se "mbetem i suprizuar nga ndryshimi që pëson Shqipëria çdo ditë".

Aderholt deklaroi se "jam i mrekulluar nga pamja madhështore e kësaj vepre gjigande. Është vështirë të besosh që Shqipëria arriti në një kohë kaq të shkurtër të realizojë një projekt të tillë, një arritje a papërshkrueshme", u shpreh Aderholt. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm që kjo rrugë do të luajë si për forcimin e marrëdhënieve të ngushta midis Shqipërisë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve, por edhe për forcimin e shkëmbimeve dhe zhvillimin e konsolidimin e lidhjeve e miqësisë të mbarë rajonit. Në të vërtetë vetëm pak ditë e ndajnë bashkimin natyral të kombit shqiptar, i cili tashmë do të ketë lidhjen më të shkurtër nëpërmjet aortës kombëtare Durrës-Kukës.

Ndërsa ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, u shpreh se "jemi fare pak metra nga takimi i dy portave të tunelit, gjë që do të thotë se brenda fundit të kësaj jave punëtorët nga të dy anët e tunelit të Kalimashit do të kenë mundësi të shtrëgojnë duart mes tyre". Duke e konsideruar si një nga pikat më kulminate të të gjithë projektit, hapjen e tunelit të Kalimashit prej 5.6 km, Olldashi deklaroi se "punimet po ecin me ritme të shpejta në të gjithë segmentet e rrugës Durrës-Kukës". Sipas tij, në pjesët e tjera të projektit po vijohet me asfaltimin dhe intensiteti i punimeve është mjaft i lartë. Sipas të dhënave më të fundit, puna e kombinuar në të dy anët e galerive të tunelit ka bërë që vetëm disa metra të mbeten deri në depërtimin e dritës në të dy anët e tij. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›