E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi në krizë, rriten çmimet e shtëpive

10/05/2010 Tregu

Ndërtimi është sektori që po përjeton krizën më të madhe në ekonominë e vendit, ndërkohë që çmimet e banesave në mënyrë paradoksale vetëm rriten. Të dhënat tregojnë se rënien vjetore me më shumë se 14 për qind e vitit të kaluar po vazhdon edhe këtë vit. Në 3 muajt e parë të 2010-ës ndërtimi ka qenë përsëri sektori me tkurrjen më të lartë. Sipas shifrave zyrtare, sektori po goditet rëndë nga reduktimi i kërkesës së brendshme. Për pasojë numri i të punësuarve në një vit ka rënë me 14 për qind dhe paga mesatare është ulur me 2 për qind. Por nga ana tjetër edhe pse raportohet një rënie të indeksit të kushtimit në ndërtim, çmimet e banesave vetëm shtrenjtohen. Në tremujorin e parë të 2010-ës banesat janë shtrenjtuar me 16 për qind krahasuar me një vit më parë kur edhe rinisi kjo tendencë. Analizat e çmimeve tregojnë se rreth 40 për qind e këtij shtrenjtimi vjen nga efekti i nënçmimit të lekut ndaj monedhës evropiane. Ndërkohë që duket e qartë tendenca se çmimet e banesave në tremujorin e parë të vitit 2010 janë ndikuar nga një ofertë e kufizuar në treg. Numri i lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja ka shënuar rënie vjetore të ndjeshme. Në vazhdim kushtet e shtrënguara të kreditimit, ngadalësimi i normës së rritjes vjetore të pagave, pritjet pesimiste të konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare sinjalizojnë një kërkesë edhe më të ulët për banesa.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›