E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Zgjedhjet ishin konkurruese e demokratike

Takon kreun e NDI

Kryetarja Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me presidentin e Institutit Demokratik Amerikan Ken Wallack gjate nje vizite qe po zhvillon ne Lituani. Sipas zyres se shtypit te Topallit gjate ketij takimi kryeparlamentarja ka theksuar se ky institut ka pasur nje kontribut te vecante gjate ketyre 20 viteve te demokracise ne Shqiperi. Sipas Topallit zgjedhjet konkurruese dhe transparente te 8 majit pjesemarrja e madhe e qytetareve ne zgjedhje dhe periudha e apelimeve treguan ne te njejten kohe se ne Shqiperi vota eshte e lire dhe sistemi funksionon. Sipas saj zgjedhjet e 8 majit ishin zgjedhjet me te mira dhe me te drejta qe Shqiperia ka realizuar deri me sot. Po keshtu kryetarja e Kuvendit u prit dje nga homologia e saj lituaneze Irena Dagutien dhe nga nenkryetari i ketij Parlamenti Ceslovas Jursenas. Dy kryeparlamentaret gra ndane mendimin per te intensifikuar bashkepunimin ne nivel grupesh miqesie dhe komisione parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›