E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha asnje investim apo veprim bankar ne 2010-n

Kryebashkiaku ka deklaruar vetem pagen e tij dhe te bashkeshortes

Kryebashkiaku i ri i Tiranes Lulzim Basha ka vendosur te mos beje asnje levizje pasurore gjate vitit 2010 kohe ne te cilen ai ishte minister i Puneve te Brendshme dhe pergatitej per te qene kandidat per bashkine me te madhe ne vend. Ne deklaraten e pasurise per vitin 2010 Basha ka deklaruar vetem pagen e tij vjetore dhe ate te bashkeshortes se tij. Ne deklaraten me te shkurter te pasurive bere ndonjehere Basha ka lene te kuptohet se gjate vitit 2010 ai nuk ka bere as nje veprim bankar duke shtuar apo cenuar depozitat e tij bankare. Keshtu ai ka deklaruar vetem pagen e tij vjetore si minister i Brendshem e cila kap shifren e 1 milion e gjashteqind e pesedhjete lekesh duke perfshire ketu te ardhurat edhe nga shperblimi i fundvitit. Nga ana tjeter bashkeshortja e tij Aurela Basha ka deklaruar si te ardhura vjetore nje shume prej 14 038 eurosh te cilat ajo i ka perfituar nga puna vjetore si drejtore programesh ne Fondacionin EWPPP. Po keshtu familja Basha nuk deklaron se ka asnje detyrim te pashlyer ndaj paleve te treta. Ne te shkuaren deklaratat e pasurise se Lulzim Bashes kane sjelle reagimin e opozites nisur nga fakti se jane deklaruar shume te medha te pasurise fillestare dhe po keshtu blerja dhe me pas shitja e nje apartamenti luksoz ne Holande ku familja Basha ka jetuar prej vitesh. Per kryetarin e ri te Bashkise se Tiranes nuk kane munguar asnjehere akuzat financiare te cilat jane shtuar edhe me shume pas akuzave per shperdorim qe i bene drejtuesit e opozites ne lidhje me ndertimin e rruges Durres-Kukes gjate kohes qe ai mbante postin e ministrit te Transporteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›