Berisha ne Bukuresht zbulon pllaken tek Kisha Sfantul Nicolae Dintr-o Zi
Pas mbylljes së kongresit të PPE-së në Bukuresht, kryeministri Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore tek Kisha “Sfantul Nicolae Dintr-o Zi”, aktivitet i organizuar nga ambasada shqiptare, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm ishin dhe kryebashkiaku i Bukureshtit, Opresku dy ish-presidentët rumunë, Iliesku dhe Kostandinesku, përfaqësues të familjeve të vjetra, anëtare të delegacionit të Komunitetit të Shqiptarëve të Rumanisë që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, si dhe të atyre që firmosën deklaratën e pavarësisë. Kjo kishë, e vendosur në qendrën e Bukureshtit është vënë në shërbim të Komunitetit Ortodoks Shqiptar nga viti 1911-1945. Shqiptarët e Rumanisë kanë festuar këtu për vite me radhë 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së vendit të tyre dhe pikërisht këtu ka dhënë meshën në gjuhën shqipe kleriku dhe personaliteti i shquar i kulturës shqiptare Fan S. Noli. Pas meshës që u mbajt në kaudër të kësaj ceremonie kryeministri Berisha tha se “Bukureshti, i lidhur ngushtësisht me evenimente, fakte dhe personazhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët si një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit dhe përpjekjeve të tyre për krijimin e shtetit të pavarur”.
“Në shekuj këtu ka jetuar një komunitet shqiptar, i cili ka dhënë një kontribut thelbësor në historinë e vendit dhe të kombit tim. Këtu janë shkruar dhe shtypur abetaret e para të shqiptarëve. Në këtë qytet të bekuar komuniteti shqiptar luajti një rol përcaktues në vendimin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali. Kryeministri i asaj kohe Take Ionescu ishte kryeministri i parë që do të kontribuonte me një shumë të konsiderueshme në buxhetin e qeverisë së parë shqiptare. Dhe vendi juaj do të ishte i pari që do të njihte qeverinë e pavarur dhe pavarësinë e Shqipërisë. Këtu do të këndohej për herë të parë himni i vendit tim, himni kombëtar që këndohet që nga viti 1912. Ne sot këtu nderojmë në një kishë kaq të bukur një ngjarje tjetër, Meshën që At’ Fan Noli ka mbajtur në gjuhën shqipe në vitin 1912. Për dekada ky tempull ka shërbyer si shtëpi e Zotit për komunitetin shqiptar. Kurse At’Fan Noli ishte themelues i Kishës Autoqefale shqiptare. Bilbili i letrave shqipe, është shkrimtar dhe diplomat i shkëlqyer, një atdhetar i flaktë që një jetë të tërë ia kushtoi në shërbim të vendit të tij”- u shpreh kryeministri.
Në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e miqësisë, respektit dhe mbështetjes së ndërsjellë që dy vendet kanë pasur përgjatë këtij shekulli ndaj njëri-tjetrit. Në këtë aspekt Berisha solli në vëmendje dhe kontributin e komunitetit arumun që jeton në Shqipëri, kontribut që e vlerësoi si thelbësor në kulturën dhe në jetën e historinë në tërësi të vendit tonë .
“Shekuj më parë ata ndërtuan në Voskopojë një nga qendrat më të zhvilluar atë arsimit, dijes në mbarë Evropën Juglindore. Dhe me pas ata do të spikasnin në të gjitha fushat në jetën kulturore, politike, artistike të vendit tim. Nga ky komunitet është i madhi Viktor Eftimiu, por edhe personalitete të tjera të jetës kulturore, artistike, por edhe politike të Rumanisë. Pas daljes nga daljes nga diktatura të dy vendet tona bënë përpjekje të mëdha për një zhvillim të fuqishëm të miqësisë dhe bashkëpunimit. Unë kam këtu para meje dy miq të çmuar të kombit tim dhe dy burra të shquar të kombit rumun Presidenti Iliesku dhe presidentin Kostandinesku, të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë dhënë një kontribut thelbësor në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe kombeve tona. Me ndershmëri dhe vendosmëri, në një Ballkan të trazuar, ata kanë vendosur kombin dhe vendin tuaj në anën e paqes, stabilitetit dhe të rregullit.Sot marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera. Rumania e ka mbështetur fuqishëm Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe mbështet atë në rrugën e integrimit në BE”- vijoi Berisha.
Më pas Ambasada shqiptare dhe kryebashkiaku i Bukureshtit organizuan një pritje për nder të Kryeministrit Berisha në Grand Hotel Continental, për të përkujtuar nisjen e rrugëtimit të themeluesit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, kurorëzuar me shpalljen e pavarësisë në Vlorë. 100 vjet më parë, Ismail Qemali qëndroi në këtë hotel dhe takoi përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Rumani dhe diskutoi me ta për shpalljen e Pavarësisë. Ky moment përkujtohet me një pllakë përkujtimore në ambientet e hotelit.