E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplaset automjeti me fasaden e Bashkise se Tiranes

Një automjet është përplasur me bordurën rrethuese të sheshit Skënderbej dhe fasadën e bashkisë së Tiranës në të gdhirë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi I mjetit tip Benz, të cilin po shohim në foto ka përfunduar në spital në gjëndje të rëndë, por sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, automjeti ka ardhur me shpejtësi nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe kur ka mbërritur në sheshin “Skënderbej, fillimisht është përplasur me bordurën në të majtë dhe më pas, ka devijuar në krahun tjetër duke u përplasur me fasadën e Bashkisë.

Sipas policisë, ishte ende e paqartë nëse aksidenti ka ndodhur në kushtet e konsumit të pijeve alkoolike, apo përgjumja e drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›