Tragjedi ne SHBA dadoja vret 2 femije
Tragjedi në Manhatan, në zonën luksoze të Nju Jorkut në SHBA. Dy fëmijë 6 dhe 2 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpi nga nëna e tyre, pasi u masakruan me thikë nga dadoja. Kjo e fundit u gjet e plagosur me thikë, që sipas policisë e kishte shkaktuar vetë.
Dadoja aktualisht është arrestuar dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Të vegjlit gjendeshin në vaskën e banjos të pajetë. Nëna e fëmijëve Marina Krim, u kthye në shtëpi me vajzën tjetër të saj, 3 vjeçaren Nessie, duke gjetur në vaskën e banjës pajetë Leon 2 vjeç dhe Lulun 6 vjeç.
Babai i fëmijëve Kevin Krim është zëvendëspresident dhe drejtor i përgjithshëm i CNBC Digital dhe ndodhej në një udhëtim biznesi në kohën kur ndodhi ngjarja.
Nëna e fëmijëve, fillimisht mendoi se fëmijët kishin dalë shëtitje me dadon e tyre. Ajo zbriti poshtë dhe portieri i ndërtesës i konfirmoi se nuk kishte parë gruan dhe dy fëmijet që të largoheshin. Kur ajo u ngjit lartë, zbuloi tragjikisht fëmijët e saj në vaskën e banjos.
Nuk dihen motivet që e shtynë dadon, e cila ishte punuar së fundmi në këtë familje, të kryente këtë akt tragjik. Fqinjët thonë për të, se ajo ishte një grua e qetë dhe e rregullt.