Topalli i pret fjalen Rucit. Nuk pranohet paketa e opozites per krizen
Nderprerje fjale dhe seance debate dhe polemika batuta dhe kenge ne gjuhen kineze te gjitha keto kane karakterizuar dje Kuvendin e Shqiperise. Partia Socialiste ka kerkuar qe ne fillim te seances qe te diskutohej mbi situaten emergjente te krijuar nga reshjet e debores. Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci qe ne fillim te seances tha se vendi po kalon nje situate jonormale si rezultat i fatkeqesise. Ne nje situate te tille kreu i ekzekutivit te vendit duhet te vinte ne Parlament dhe te informonte per situaten ne te cilen ndodhemi dhe te kerkonte edhe mendimin e deputeteve majtas dhe djathtas. Fatkeqesia duhet te na bashkoje. Jemi gati te bashkepunojne - theksoi Ruci. Kjo solli perplasjen me kryeparlamentaren Topalli e cila deklaroi se Ruci eshte jashte rendit te dites. Pas disa polemikave Topalli ka nderprere seancen. Me pas eshte rene dakord qe opozita te beje prezent nepermjet socialistit Brace planin e masave per perballimin e krizes. Ne kushtet kur Kryeministri refuzon te beje detyren pas shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore duke mos informuar Kuvendin ne kushtet kur ngjarjet e dy diteve te fundit deshmojne per mungesen e nje plani te nderhyrjes konkrete ne terren nje plan masash financiare ne duke insistuar per te bashkepunuar ofrojme masat qe duhen ndermarre - tha Brace. Plani emergjent i PS-se parashikon identifikimin e kostove te emergjences per mbajtjen hapur te rrugeve qe lidhin komunat me njera-tjetren fshatrat me njera-tjetren dhe fshatrat me komunat kthimin ne eficence te plote te ujesjellesve furnizim te menjehershem me uje te qyteteve dhe komunave furnizim me gaz qymyr dhe dru per 3 muaj furnizim me ushqim ne sasi te mjaftueshme edhe per 3 muaj. Ndersa ka ardhur dhe reagimi i kreut te grupit te mazhorances Astrit Patozi i cili e ka cilesuar planin e PS-se si mjet vetem per perfitim politik. Kuvendi i Shqiperise nuk miraton plane kane qene Kongreset e Partise se Punes ato qe e benin kete. Ne miratojme ligje dhe vendime. Dhe kjo mazhorance eshte e gatshme qe te miratoje cdo ligj apo vendim qe u shkon sadopak ne ndihme atyre mijera njerezve te bllokuar nga bora por qe ne radhe te pare vjen si kerkesa e atyre burrave dhe grave qe per dite te tera po luftojne me motin dhe me te ftohtin per tiu ardhur ne ndihme dhe jo te atyre qe e shikojne verilindjen dhe juglindjen e Shqiperise nga ekranet e televizoreve. Njerezit nuk ndihmohen as ne Twitter dhe as ne Facebook - tha Patozi. Me tej ai shtoi se Ne asnje rast nje opozite normale nuk i ngaterrohet neper kembe shtetit te vet ne kohera fatkeqesish. Me gjeni nje vend ne rajon dhe ne Europe ku shefi i opozites perpiqet te perfitoje nga metrat e debores dhe nga uljet e temperaturave qe kane pllakosur pa meshire te gjithe kontinentin. Por Edi Rama perpiqet qe ti ndaje edhe ne hallin e tyre te perbashket tu shtoje edhe me shume dhimbjen dhe mundesisht tu fuse ne shpirt panikun me shprese se ata do te zemerohen me ne fund me qeverine e tyre packa se ata tek ajo kane te vetmen shprese dhe mundesi per tu ndihmuar - tha Patozi. Deputetet e PS-se ne diskutimet e tyre kane ironizuar Kryeministrin me fjale kineze. Socialisti Tahiri i ka pershendetur deputetet me gjuhen kineze. Ndersa Fidel Ylli ka kenduar nje kenge kineze kushtuar Mao Ce Dunit. Nga ana tjeter socialisti Alfred Dalipi ka lexuar nje sms telefonik te nje deputeti te PD-se. Ju vazhdoni debatin e lire ne jemi te restoranti kinezi perballe Parlamentit. Po hajme dreke e po mesojme se si i thojne pilafit dhe pules ne gjuhen kineze. Po zbatojme porosine e marshallit Berishes. Brenda javes do te mesojme 30 fjale te reja ne gjuhen kineze. Ky eshte pra mesazhi qe erdhi nga deputetet e PD-se dhe duket se sa jane te shqetesuar per situaten e renduar te krijuar nga bora - tha Dalipi. Ndersa per te treten here radhazi Kryeministri Sali Berisha nuk ka qene i pranishem ne seancen kuvendore.