KLSH: METE, 1 miliard lekë shkelje tek koncesionet

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço
Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditiit në Ministrinë e Ekonomisë lidhur me dhënien e pronës publike me koncesion në fushën e bakrit dhe hidroenergjetikës ka konstatuar një efekt negativ financiar në të ardhurat e buxhetit të shteti një shumë prej 1,838,534,798 lekë. Bëhet fjalë për një auditim për periudhën 1 janar 2010 deri me 30 shtator 2011.
Ky dëm ekonomik, ka ardhur nga mos zbatimi i kushteve të kontratave koncesionare, ku nga 126 kontrata të audituara, 84 kanë rezultuar me shkelje ndërsa në 24 kontrata është konstatuar mosllogaritje dhe mosarkëtim i penaliteteve. Gjithashtu është vërejtur mos pagesë për prodhimin e energjisë dhe mos arkëtim i sigurimit të ofertës.
Më tej theksohet se në disa procedura të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik për dhënien e koncesioneve janë konstatuar vendosje të pa argumentuara dhe të tejzgjatura. Në shumë raste, koncesionart kanë filluar punimet, pa plotësuar dokumentacionin teknik dhe ekonomiko-financiar, gj q ka sjell dhe mungesën e një vlerësimi objektiv e t sakt t realizimit t kushteve t kontratës.
KLSH i kërkon METE që të saktësojë llogaritjet e penalieteteve dhe të zbatojë të gjitha procedurat ligjore për të kërkuar nga 24 shoqëri koncesionare arkëtimin e dëmit ekonomik të konstatuar në vlerën 595,146,011 lekë. Gjithashtu, nga 19 shoqëri koncesionare, kërkon të ndërmerren hapat respektive ligjore për arkëtimin e vlerës 11,780,652 lekë, si diferencë e pa arkëtuar e Fee koncesionare dhe detyrimet e pa llogaritura e të pa arkëtuara. /F.S/