E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Van Bommel: Zgjerimi i BE, i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit

Në vazhim të takimeve të tij politike në kuadër të vizitës në Holandë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, është pritur në parlament nga deputeti socialist, Harry Van Bommel.
 

Gjatë diskutimeve ndërmjet tyre Meta vlerësoi angazhimin e socialistëve holandezë për rajonin. Z. Meta dhe z. Van Bommel diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, vecanërisht mbi ecurinë e realizimit të reformave të nisura në kuadër të integrimit evropian të vendit.
 

Bommel vlerësoi hapat e ndërmarrë deri tani duke theksuar se Shqipëria në rrugën e drejtë të integrimit. Në këtë kontekst të dy bashkëbiseduasit ndanë mendimin se zgjerimi i BE është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit.
 

Nga ana tjetër kreu i LSI-së u shpreh se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat brenda këtij viti dhe në këtë kuadër kërkoi mbështetjen e z. Van Bommel dhe të grupimit socialist hollandez për marrjen e tij.
 

Ndër të tjera Meta shtroi nevojën për përmbyllje urgjente të reformës elektorale dhe reformave të tjera në vend.
Meta dhe Van Bommel gjithashtu parashtruan nevojën për një forcim të marrëdhënieve mes dy partive që parfaqësojnë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›