Tiranë, bie nga pallati, vdes 56-vjeçari
Një 56-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në kryeqytet pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e "Tiranës së Re" pranë fakultetit juridik ku 56-vjeçari me emrin Mihal ndërsa mbiemri nuk bëhet ende i ditur dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga pallati. Menjëherë ai është dërguar në spitalin ushtarak por edhe pas ndërhyrjes së mënjehershme ai ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes