E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Rritet numri i fluturimeve

Rritet numri i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për në destinacione të ndryshme. Lajmi bëhet i ditur nga në një njoftim për shtyp të TIA-s ku theksohet se deri në orën 17:00 kanë operuar fluturime drejt destinacioneve të Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës Piza, Bergamo, Ancona, Peruxha, Ljubljana, Budapest dhe Milano.

Ndërkohë TIA thekson se fluturimet drejt destinacioneve si Londra, Frankfurti, Mynihu, Trieste, Bologunja dhe Rimini mbeten të anulluara deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu TIA i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
"Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera" përfundon deklarata për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›