Topalli koncert per nder te Tefta Kocos
Nen kujdesin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli eshte organizuar nje koncert kushtuar sopranos se njohur lirike Tefta Tashko Koco. Koncerti eshte mbajtur pasditen e djeshme ne Akademine e Arteve me rastin e 100-vjetorit te saj te lindjes. Nderkohe qe paraditen e se premtes Kryeparlamentarja ka zhvilluar nje takim te vecante me dirigjentin e njohur Eno Koco i biri i sopranos se madhe lirike shqiptare Tefta Tashko Koco. Dirigjenti Koco shoqerohej nga dy femijet e tij Teuta dhe Genti Koco soprano dhe violinist me karriere ne Britanine e Madhe. Duke shprehur kenaqesine e vecante per kete vizite ne Kuvendin e Shqiperise te familjareve te sopranos Kryetarja e Kuvendit tha se koncerti eshte nje vlere e shtuar per artin dhe kulturen kombetare. Ne kemi nje detyrim te respektojme asetet e medha te kultures kombetare dhe ne rastin e familjes se muzikanteve Koco eshte nje nderim i vecante - u shpreh Kryetarja e Kuvendit e cila e konsideroi shprehje te civilizimit dhe kultures rolin e familjes Koco ne artin e muzikes shqiptare. Dirigjenti Eno Koco duke falenderuar dhe vleresuar Kryetaren e Kuvendit per mbeshtetjen tha se familja e tij edhe pse larg Shqiperise po jep kontributin e saj per promovimin e artit dhe muzikes shqiptare ne bote. Ne shenje respekti dirigjenti Eno Koco i dhuroi Kryetares se Kuvendit dy libra te shkruar prej tij per jeten dhe karrieren e sopranos Tefta Tashko Koco dhe nje permbledhje me pjeset me te njohura lirike nga krijimtaria e saj.