E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kundër kancerit, kupona falas për Mamografinë

Kryetarja e Kuvendit vijon intensivisht fushatën e saj sensibilizuese në luftë kundër tumorit të gjirit dhe të qafës së mitrës, në mbrojtje të shëndetit të gruas.
 

Në kuadër të kësaj fushate, kryetarja Jozefina Topalli priti me qindra gra e vajza të profesioneve të ndryshme, të cilave u shpërndau kuponin për diagnostifikimin falas të Mamografisë dhe Paptestit.
 

Kryetarja e Kuvendit tha se asgjë nuk ka më të rëndësishme, sesa jeta me cilësi e nënës dhe e gruas, si shtyllë e familjes dhe e shoqërisë shqiptare.
 

Kryetarja e Kuvendit inkurajoi gratë që të mos kenë ndrojtje dhe frikë për këto diagnostifikime, sepse shmangia e tyre është një mënyrë jo e zgjuar dhe aspak efikase për të përballur këtë rrezik, në të ardhmen.
 

Kontollet mjekësore tha zonja.Topalli janë esenciale për një jetë të shëndetshme dhe sa më të gjatë të nënave, grave dhe vajzave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›