Topalli, mbeshtetje nga Maqedonia
Maqedonia do te mbeshtese anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe eshte pro planit “Ahtisari” per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Keshtu premtoi dje Presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski, gjate takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Ne mbeshtesim paketen “Ahtisari” pa asnje dileme. Nese ne Keshillin e Sigurimit nuk do te kete nje zgjidhje, atehere qendrimi yne do te jete ne perputhje me qendrimin e SHBA-se, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha prere Cervenkovski. Ndersa per perpjekjet e Shqiperise per anetaresimin ne NATO, Presidenti maqedonas theksoi se marrja e fteses nga vendet e A3-shit, Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia, duhet pare si nje ceshtje gjeostrategjike dhe si nje vendim qe do t’i sherbeje stabilitetit te rajonit. “Ne shpresojme ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO per te tria vendet e Kartes se Adriatikut ne Samitin e Bukureshtit”, tha Kryetarja Topalli.