E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesi i Berishes, diplomat ne SHBA

Dritan Mishto, ish-zedhenes i Kryeministrit Berisha, eshte emeruar sekretar i Pare Politik i Ambasades Shqiptare ne Uashington. Sipas burimeve diplomatike, Mishto mbulon ceshtjet e integrimit ne NATO. Jurist dhe avokat, Mishto u emerua ne vitin 2005 si zedhenes i Kryeministrit per t’u larguar pak jave me pare drejt Shteteve te Bashkuara ne detyren e diplomatit.
Shqiperia dhe SHBA kane aktualisht marredhenie shume te mira politike dhe ushtarake. Vendi yne eshte angazhuar me trupa ushtarake ne betejen antiterror te udhehequr nga SHBA ne Afganistan dhe Irak. Ne te njejten kohe, Uashingtoni vleresohet si nje nder mbeshtetesit kryesore te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ne kuader te Samitit te ardhshem te Bukureshtit ne prill 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›