Topalli ndalet në Peqin
Peqin -Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është ndalur në Peqin, ku ka zhvilluar një takim me qindra banorë të kësaj zone, duke premtuar se "qeveria do të vazhdojë rritjen e rrogave e pensioneve". Burime zyrtare nga Kuvendi, bënë të ditur , gratë peqinase i thanë Kryetares së Kuvendit se ndihen më dinjitoze, më të forta e më të guximshme me hyrjen e Shqipërisë në NATO. Topalli, duke falënderuar gratë për mbështetjen dhe besimin që u japin reformave të ndryshimit të Shqipërisë, tha se "kjo është shenjë emancipimi dhe guximi. Gratë janë arkitekte të familjes e shoqërisë. Në çdo grua, në çdo nënë e gjyshe, unë gjej më shumë se kudo tjetër, forcën e kurajës dhe vizionin e madh për të ardhmen. Jam e sigurt se Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot, pa angazhimin e secilës prej jush", iu drejtua kryeparlamentarja Topalli, grave të këtij qyteti.
Duke vënë në dukje transformimet në këtë zonë, ajo tha se "gjatë katër viteve të fundit në Peqin janë investuar 1.4 miliardë lekë ose 15 herë më shumë se sa janë investuar gjatë periudhës 8-vjeçare". Znj. Topalli, pasi vuri në dukje arritjet e maxhorancës, tha se "nuk ka qeveri tjetër në botë që për një periudhë tre-vjeçare të dyfishojë buxhetin e saj, duke dyfishuar rrogat e arsimtarëve, dhe duke siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme".