PS: Të hiqet taksa e votës
Tiranë -Partia Socialiste deklaroi të premten se nuk do të lejojë manipulimin selektiv të zgjedhjeve përmes kartave të identitetit. Pas mbledhjes së sotme të komisionit të posaçëm parlamentar për infrastrukturën zgjedhore, nënkryetari i tij, Kastriot Islami shprehu shqetësim lidhur me "gjendje alarmante në pajisjen e qytetarëve me karta identiteti".
Islami tha se "sipas informacionit të ardhur nga Ministria Brendshme të martën (7 prill), rezulton se deri më datë 6 prill janë kryer 159 mijë aplikime nga votuesit pa pasaportë ose vetëm rreth 22% e numrit të tyre prej 730 mijë personash." Ai ripërsëriti qëndrimin e PS-së, "për heqjen e taksës së votimit që po shkatërron elementin kohor dhe po ezauron kapacitet. Zgjedhjet do të jenë konform standardeve ndërkombëtare, vetëm nëse të gjithë votuesve u garantohet e drejta e votimit".