E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama larg taksomanisë

Tiranë -Partia Demokratike ka deklaruar sot se Edi Rama por përdor programin elektoral të vitit 1997, në të cilin premtoheshin 200.000 vende pune si program të Partisë Demokratike të vitit 2005. “Sot Edi Rama apo Mr 15% nxorri në tregun mediatik për trillimin e ditës ditëziun e radhës. Sot zëdhënësi i Ramës në vend që tu kërkonte të falur Shkodranëve për terrorin familjar të tij mbi Shkodrën shpifi dhe trilloi për nivelin e papunësisë të saj”-theksoi Erla Mëhilli

Ajo shtoi se Partia Demokratike e ka konsideruar dhe e konsideron punësimin si një nga objektivat madhor të programit të saj, duke nënvizuar që për një afat kohor 3 vjeçar, sipas dokumenteve zyrtare të jenë punësuar rreth 80.000 punëtorë e punonjës.

“Punësimin e lufton Edi Rama i cili ka rritur 4 herë taksën e gjelbërimit dhe taksën e pastrimit për biznesin e vogël duke marrë përgjegjësinë e shkatërrimit të mijëra vëndeve pune me taksat e tij. Kurse zëdhënësit ditor të tij do do ti thoshim se do kishte një rast për tu bërë ditë mirë nëse do i kërkoje Kryetarit tënd që në emër të punësimit të heqë dorë nga taksomania”-përfundon deklarata nga selia blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›