Punësimi, PS: Asnjë masë
Tiranë -Partia Socialiste ka deklaruar sot se qeveria dështoi në masat e saj për uljen e nivelit të pa punësisë. Në një konferencë për shtyp, Ervin Bushati, nënsekretar për Programin tha se papunësia në qytet shkon deri 28%, duke nënvizuar këtu Shkodrën, ku niveli i papunësisë është në shifrat 45%.
“Shifrat zyrtare të papunësisë janë të manipuluara dhe fshehin realitetin që njerëzit e deklarojnë në mënyrë të përsëritur përditë dhe ne çdo sondazh sado te thjeshte. PD premtoi punësim te plote ne programin e saj qeverisës të vitit 2005. Asnjë nisme nga qeveria për të zbatuar programin e saj në 4 vjet nuk është ndërmarrë. Shifrat e papunësisë vazhdojnë të jenë më keq se 4 vjet më parë, asgjë nuk është bërë për realizimin e programit të premtimeve në sirtar”-theksoi Bushati nga selia e partisë më të madhe në opozitë.
Në përfundim, Bushtai the se në Shqipëri mungon shansi i një punësimi dinjitoz si për të diplomuarit ashtu dhe për të rinjtë në zonat rurale.