E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ndërpret seancën pas akuzave të Sajmir Tahirit për Albana Vokshin

Share

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërpreu seancën parlamentare pasi i kërkoi deputetit të opozitës, Sajmir Tahiri, që të largohej nga foltorja. Topalli tha se Tahiri po fliste për çështje jashtë rendit të ditës. Deputeti socialist po fliste për gjobën që i është vënë nga gjykata pas akuzave për Albana Vokshin, deputete e PD. Tahiri tha se gjoba ndaj tij ishte 3.3 milion lekë, kurse gjoba për kompaninë që vret minatorë është 500 mijë lekë. Tahiri, që edhe më parë ka theksuar faktin se gjykatësi Asim Vokshi ka gjykuar Albana Vokshin, të afërmen e tij, tha se lidhjet e gjykatësit shkojnë edhe tek Argita Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›