Berisha deputeteve Shperndahuni ne zona. Duhet te pastrohen catite
Kryeministri shqiptar Sali Berisha ne mbledhjen e mbyllur te grupit parlamentar te Partise Demokratike u ka kerkuar deputeteve te tij te shperndahen neper rrethet problematike ku eshte shpallur emergjenca dhe te bejne ceshte e mundur per tu qendruar prane qytetareve. Berisha ka theksuar se deputetet e ketyre zonave por edhe te tjeret duhet te bejne rolin e koordinatorit mes qeverise qendrore dhe asaj lokale ne ndihme te banoreve te ketyre zonave. Sipas Berishes kjo ishte koha e solidaritetit te madh dhe per kete arsye te gjithe deputetet duhet te ishin ne aksion te plote per lehtesimin e situates ne zonat e bllokuara ne Verilindje dhe Juglindje te vendit. Nga ana tjeter ne pjesen e hapur te mbledhjes se grupit Kryeministri theksoi se situata ishte e renduar por qeveria ishte treguar efikase ne masat qe kishte ndermarre. Kreu i ekzekutivit theksoi se do te punohej me intensitet te larte per te mos lejuar humbjen e jeteve njerezore.
Po bejme cdo gje per te shmangur rreziqet qe krijohen nga ky dimer i pazakonte. Kemi kryer dhjetera fluturime ne zonat e thella qe nuk kane asnje rruge te lire kemi cuar ndihma mjekesore ushqimore sipas kerkesave te kryekomunareve. Po mundohemi qe mos te kemi asnje pasoje ne njerez duke theksuar se deri tani ishte shenuar vetem nje viktime nga te ftohtit. Por theksin e fjales se tij perpara deputeteve te grupit dhe mediave Berisha e vendosi te nevoja per te mos lejuar shembjen e shtepive ne zonat malore qe ishte sipas tij nje rrezik i madh per jeten e qytetareve. Sipas tij duheshin marre masa urgjente per tu pastruar catite e shtepive nga bora e madhe qe kishte rene ne disa zona mbi to. Ky eshte rrezik evident. shte urgjence eshte nje problem qe duhet evituar. Mesazhi im per banoret e ketyre zonave eshte qe te konsiderojne perparesi absolute pastrimin e cative nga bora qe banesat te mos shemben te jene te sigurta theksoi Berisha ne mbledhjen e grupit te PD-se duke ia ngarkuar kete detyre komunitetit vendor dhe po keshtu vete qytetareve te cilet po perjetonin kete situate te veshtire. Ne kete kuader ai theksoi se orteket ishin gjithashtu nje fenomen i rrezikshem qe mund te sillnin humbje te jeteve njerezore. Rreziku eshte evident kryesisht nga orteket e debores ndaj qytetaret duhet te bejne kujdes dhe te ekspozohen ne udhetime vetem ne rastet e domosdoshme per emergjence dhe jo ne ato raste kur jeta e tyre mund te rrezikohet beri thirrje Kryeministri. Duke bere nje permbledhje te gjithe situates se krijuar Berisha theksoi se cdo dikaster i qeverise qe ai drejtonte ishte i angazhuar per tu ardhur ne ndihme qytetareve te ketyre zonave me mjetet qe kishte ne perdorim. Po behet gjithcka qe tu disbursohen fonde komunave per te ndermarre hapjen e rrugeve dhe te komunave. Po behet gjithcka per te mbajtur hapur akset kombetare ne te kater anet e vendit. Po behet gjithcka per te ofruar ndihma me elementare familjeve me te kercenuara dhe me ne nevoje por fatkeqesite natyrore kane profilin e tyre theksoi Berisha duke i meshuar edhe faktit se ky dimer nuk ishte pare ne vend gjate 27 viteve te fundit.