E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e ndryshuan Kosova dhe NATO-ja njera-tjetren

24-11-2010 / Gazeta 55

Skeptiket e shumte qe vinin shpesh nen dyshim arsyen e ekzistimit te NATO-s dhe parashikonin fundin e kesaj aleance jane demantuar nga koha. NATO-ja eshte aleanca me e suksesshme ne histori dhe ajo vazhdon dhe do te vazhdoje suksesin e saj. Me keto fjale presidenti amerikan Barack Obama komentoi ne fund te samitit ne Lisbone vendimet qe u moren ne te sidomos miratimin e Konceptit te ri strategjik. Me kete konstatim pajtohen te gjithe lideret e 28 vendeve te NATO-s por edhe shume politikane analiste dhe qytetare ne vende qe nuk jane ne NATO. Edhe per ta ekzistimi i NATO-s ka nje ndikim. Kosova eshte nje vend i tille dhe qytetaret e saj jane me te lidhur emocionalisht me NATO-n madje edhe me shume se vete personeli qe punon ne kete Aleance.
Kosova dhe NATO-ja kane ndryshuar njera-tjetren. Madje nuk do te ishte ekzagjerim edhe sikur te thuhej se vete ekzistenca e Kosoves eshte siguruar per shkak te NATO-s e ndoshta Kosova ka sherbyer per te siguruar edhe ekzistencen e NATO-s.
Ne fund te luftes se ftohte kur kishte filluar rrenimi i Murit te Berlinit kur shtetet e ish-bllokut evropiano-lindor kishin filluar te demokratizoheshin dhe te shfaqnin aspiratat e tyre per ribashkim me pjesen perendimore te kontinentit kishin filluar edhe kerkesat per shuarjen graduale te NATO-s. Konsiderohej atehere se NATO-ja e kishte kryer misionin e saj pa shkrepur asnje plumb e kishte mbrojtur me vete ekzistencen e saj territorin e vendeve perendimore nga invazioni eventual me tanke nga blloku komunist dhe tashme nuk kishte arsye te ekzistonte. Dhe sikur te mos kishte ndryshuar NATO-ja ajo vertet pas luftes se ftohte nuk do te kishte arsye per te ekzistuar. Ishte nje NATO statike me koncept te veprimit vetem ne territorin e saj euroatlantik. Me nje numer jo aq te madh anetaresh. Kercenimi per te cilin ishte krijuar Aleanca qe ne vitin 1949 nuk ekzistonte me.
Lufta ne ish-Jugosllavi deshmoi sesa e panevojshme ishte nje NATO statike e paafte dhe e paguximshme qe te merrte qofte edhe vendime politike per te vepruar ne menyre proaktive jashte territorit te saj. Perderisa demokracia paqja stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik shenonin nje rilindje ne Evropen Lindore ne territorin e ish-Jugosllavise filluan lufterat krimet e luftes dhe pastrimi etnik. Perderisa te rinjte nga Polonia Republika e Cekise e madje edhe nga Gjermania Lindore gezonin per here te pare lirine e levizjes lirine e shprehjes se mendimit te tyre tanket dhe avionet e ushtrise komuniste te Jugosllavise APJ-se te vena ne dispozicion te plote te politikes se krijimit te Serbise se madhe filluan shkaterrimin e Vukovarit dhe te Dubrovnikut. NATO-ja heshti. Edhe kur u rrethua Sarajeva kur u masakruan mijera njerez ne Bosnje-Hercegovine perseri NATO-ja heshti. Nuk veproi NATO-ja as kur para syve te botes ndodhi gjenocidi ne oborrin e tyre ne Bosnje-Hercegovine. Vetem kur u be e qarte dhe e turpshme sesi ne fund te shekullit 21 ndodhi gjenocidi me permasa te papara qe nga Lufta e Dyte Boterore Perendimi u zgjua nga gjumi. NATO-ja me veprimin e vonshem dhe te kufizuar ne Bosnje-Hercegovine ne vitin 1995 dhe me kercenimin e shprehur ndaj Milosheviqit se nuk do te tolerohet qe te perserise nje Bosnje te re edhe ne Kosove filloi te jepte shenja se ishte ende gjalle dhe se nese do ka ende pune per te.
Duke qene e vetmja aleance ushtarake dhe madje me shtetet demokratike ajo ishte edhe i vetmi aktor qe do te mund ta ndalte Milosheviqin. Kur Milosheviqi filloi ta sfidonte NATO-n nisi edhe bombardimi i Serbise per shkak te Kosoves. Kosova u clirua afro nje milion refugjate u kthyen ne token e tyre NATO-ja u vendos ne Kosove forcat serbe u larguan dhe Kosova filloi te stabilizohej. Pikerisht ne kete kohe te nderhyrjes ne Kosove ne vitin 1999 ne samitin e Uashingtonit NATO-ja kishte miratuar Konceptin strategjik. Tashme NATO-ja nuk nguronte te nderhynte edhe jashte territorit te saj qofte per te ndalur pastrimin etnik apo per te parandaluar destabilizimin e rajonit qe kufizohej me NATO-n. Duke qene edhe aleance politike po ne kete vit NATO-ja per here te pare ne histori pranoi anetare nga Evropa Lindore se pari Polonine Hungarine dhe Republiken Ceke ne vitin 1999 pastaj edhe shtate shtete te tjera nga ish-blloku komunist ne vitin 2004. Permes zgjerimit NATO-ja zgjeroi dhe zonen e sigurise qe ndihmoi edhe per krijimin e parakushteve per zhvillim ekonomik. Madje nisi edhe bashkepunimi me Rusine dhe ne Kosove pas incidenteve ne qershor NATO-ja dhe Rusia u pajtuan qe te bashkepunonin ushtarakisht madje duke i vene trupat ruse ne nje menyre nen komande te NATO-s ne terren.
Fale NATO-s sot Kosova eshte e lire Shqiperia dhe Kroacia jane anetare te saj Maqedonia i ka permbushur kushtet dhe do te ftohet ne anetaresi sapo te gjendet zgjidhja per kontestin e emrit te saj me Greqine Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kane filluar procesin e Planit te veprimit per anetaresim ndersa edhe per Serbine nese ajo do dyert e NATO-s jane te hapura. NATO-ja eshte ne Kosove duke stervitur trupat kosovare te sigurise. Po e zvogelon pranine e saj por gjithmone duke mbajtur perkushtimin se do te qendroje aq sa do te jete e domosdoshme per te mbaruar me sukses punen.
Pa dyshim kjo eshte nje shenje se sa ka ndryshuar Ballkani edhe pse shume gjera shkojne me nje dinamike jo aq te shpejte sa do te deshirohej por per kete pergjegjesine e kane me shume faktoret dhe aktoret civile politike e ekonomike sesa ushtarake.
E tash NATO-ja hyn ne nje faze te re ne histori ne nje faze post Kosove ku duhet te behet gati per tu perballur me sfidat e reja te cilat nuk jane me as te natyres se luftes se ftohte e as te natyres se konflikteve ne Ballkan nga vitet nentedhjete te shekullit 20. NATO-ja me konceptin e ri strategjik te miratuar ne Lisbone ka bere nje udherrefyes me te cilin do te pergatitet per tu perballur me sfidat e reja sic jane terrorizmi global sulmet ne sistemet elektronike dhe mbrojtja nga sulmet eventuale me raketa te distancave te largeta. Por NATO-ja edhe me koncept te ri ruan parimet themelore origjinale per te cilat u krijua para 61 vjetesh parimin e mbrojtjes kolektive ku secili anetar eshte i obliguar ne rast sulmi te mbroje secilin anetar tjeter. Edhe aspiratat e NATO-s per te krijuar nje bote pa arme berthamore jane nje arritje por ne te njejten kohe Aleanca ka vendosur vete te ruaj armet berthamore aq sa do te kete te tilla gjetiu neper bote. Tash po krijohet nje NATO e re dhe po zvogelohet numri i atyre qe vene ne pikepyetje arsyet per ekzistimin e saj. Sa here qe te mendohet per ndryshimet ne NATO do te duhej te merrej parasysh se Kosova ishte nje mesim i mire i nxjerre ne kete proces. Kjo eshte pranuar edhe ne Konceptin e ri ku thuhet se mesimet nga Ballkani dhe Afganistani jane nxjerre edhe per te transformuar NATO-n ne nje aleance te re te gatshme te perballet me kercenimet e reja ne boten e cila ka ndryshuar.

Marre nga Koha Ditore

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›