Rama: Berisha bëri biznes me rrugën e kombit

Kreu i PS-së Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar mbi deklaratën e bërë sot nga kryeministrit Berisha, i cili akuzoi se opozita bëri përpjekje për bllokimin e realizimit të Rrugës së Kombit. Rama në reagimin e tij theksoi se asnjë përfaqësues i PS-së nuk ka shprehur qëndrim kundër ndërtimit të rrugës por kanë denoncuar vjedhjen që ka bërë qeveria me taksat e qytetarëve.
E kam sfiduar dhe e ri sfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS-së të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit si projekt. Ndërkohë, që i ri them turp, turp që me rrugën e kombit keni bërë një biznes fitimprurës duke grabitur fondet e taksapaguesve shqiptarë, u shpreh kreu i PS-së.
PS ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kryesisë së re, e cila u zgjodh nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare.