Topalli në Qipro në konf. e kryeparlamentarëve evropianë
Konferenca e nivelit të lartë, që do të zhvillohet në datat 11-12 Qershor, organizohet nga PACE, nën kujdesin e Presidentit Cavusoglu dhe Kryetarit të parlamentit të Qipros, Garoyian.
Konferenca zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Evropën institucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.
Kryetarja e Kuvendit është e ftuar nga Presidenti i PACE-s, mes Krerëve të parlamenteve të Austrisë, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë, Zvicrës, Hungarisë, Finlandës, çekisë, Bullgarisë etj, si edhe krerëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë së Mesdheut dhe Asamblesë së vendeve Balltike. Në vijim të lobimit përmes diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me homologët e saj evropianë.