Ndërhyrjet në ujësjellës, 20 padi në prokurori
Kallëzimet janë bërë nga vetë kreu i këtij institucioni, Sahit Dollapi, i cili ka theksuar se në padi më shumë se gjysma janë për lavazhe që shfrytëzojnë ujin e pijshëm.
Dollapi, sqaroi se Ujësjellësi i Tiranës po përgatit dokumentacionin edhe për 30 kundravajtës të tjerë. Ai theksoi se është hera e parë që Ujësjellësi i Tiranës bashkëpunon me Prokurorinë për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me ligjin dhe dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.
Sipas tij, denoncimi i kundravajtësve që ndërhyjnë në rrjetin e Ujësjellësit në Tiranë ecën paralelisht me punën për pastrimin e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes nga lidhjet e paligjshme.
"Po kryhen investime ne pjesën e Shkozës, në zonën e Uzinës së Traktorëve, një linjë transmetimi, e cila bën të mundur nxjerrjen jashtë funksioni të 3 linjave të shpërndarjes, që janë të amortizuara dhe të ngarkuara nga ndërhyrjet e paligjshme në rrjet", tha zoti Dollapi.
Dollapi paralajmëroi banorët e këtyre zonave që të marrin masat e nevojshme për t’i siguruar vetes një marrëdhënie të ligjshme me Ujësjellësin, jo vetëm për të mos ndërhyrë më në rrjet, por edhe duke lidhur kontratat për furnizimin me ujë të pijshëm konform rregullave dhe ligjeve.