E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ye Hao: Shqipëria, transformim të jashtëzakonshëm

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, zotin Ye Hao.
 

Gjatë takimit Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu besimin për forcimi të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy kombeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.

Nga ana e tij Ambasadori Hao e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe, në veçanti zhvillimin galopant në të gjitha fushat gjatë viteve të fundit. Ambasadori Ye Hao i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha vendosmërinë dhe angazhimin e Republikës Popullore të Kinës dhe ambasadës së saj në Tiranë për t`i shtyrë më tej marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit, si dhe e informoi Kryeministrin për një sërë projektesh që ambasada e Kinës parashikon të realizojë për periudhën në vijim në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në kuadër të promovimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, kërkimit shkencor, fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturave të rëndësishme në ndihmë të zhvillimit të biznesit e transportit, etj.
 

Në këtë kontekst, Hao i bëri më dije Berishës edhe projektin e Bankës Kineze për Zhvillim për të financuar në hartimin e planeve zhvillimorë që qeveria shqiptare parashikon në fushën ekonomike.
 

Kryeministri Berisha Berisha shfrytëzoi këtë takim për t`i përcjellë Presidentit Hu Jintao, Kryeministrit Wen Jiabao edhe popullit mik kinez përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›